AKTUALITET, 3 Maj 2022, 21:53

Bamir Topi: Zgjedhja e Presidentit të Republikës me katër raunde, paradoks

Bamir Topi: Zgjedhja e Presidentit të Republikës me katër raunde,

Zgjedhja e Presidentit me katër raunde, kur në fund zgjidhet me 71 vota është paradoks, nëse do të bëjmë një krahasim me zgjedhjen e Avokatit të Popullit ku kërkohen 84 vota dhe kryetarin e KLSH-së.

Kështu u shpreh në studion e "Top Story", ish presidenti Bamir Topi, i cili shtoi më tej se e gjithë loja për presidentin është bërë nga mazhoranca aktuale.

Topi tha se PD dhe PS asnjëherë nuk kanë qenë dakord për gjërat më madhore të vendit, ndërsa nuk ngurroi të thoshte se në këto momente e djathta është në krizë të thellë.