AKTUALITET, 3 Maj 2022, 16:51

Vëllai i dënuar në Itali/ GJKKO konfiskon pasuritë e deputetit! Reagon për herë të parë Kasem Mahmutaj: Unë i kam krijuar me punë…

Vëllai i dënuar në Itali/ GJKKO konfiskon pasuritë e

GJKKO ka vendosur sekuestro për pasurinë e deputetit demokrat në qarkun e Beratit, Kasem Mahmutaj. Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka sekuestruar automjete, tokë truall dhe apartamente.

Kërkesa e SPAK ka ardhur, pasi vëllai i deputetit Kasem Mahmutaj, Gazmend Mahmutaj, i njohur edhe me emrin Eduarto Toska, rezulton i dënuar me tetë vite për prostitucion në Itali.

Vëllai i dënuar në Itali/ GJKKO konfiskon pasuritë e

Vetë deputeti ka folur në një prononcim për “5 Pyetjet.al” duke deklaruar se procesi vazhdon dhe asgjë nuk është mbyllur. Ai ka theksuar se nuk ka lidhje me të vëllanë dhe se pasuritë i ka krijuar me punë dhe sakrificë.

“Procesi vazhdon. Asgjë nuk është mbyllur. Vendimi është i shkallës së parë, jemi në Apel. Ne i kemi të gjitha “OK”. Po vazhdon procesi gjyqësor për paraqitjen e bilanceve dhe të ardhurave. Pra nuk është mbyllur asgjë.

Jam ndjerë keq që kur ka filluar kjo procedurë. Jam jashtëzakonisht i shqetësuar. Ç’lidhje kam unë me vëllanë? Unë i kam krijuar nga puna ime, sakrifica ime, ime shoqe, familja komplet. Shpresoj mos të ketë prapavijë politike”, ka deklaruar ai.

Vëllai i dënuar në Itali/ GJKKO konfiskon pasuritë e