TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga konferenca për mediat nga selia blu, Sali Berisha ftoi ata që kanë dyshime për zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të kërkojnë rinumërim të votave.
“Në rast se kthehemi bashkë në fillimet e kërij revolucioni, ju do të gjeni zotimin tonë se cdo njëri do të ketë të drejtë të verifikojë votën e tij. Tre ditë më parë midis 460 anëtarëve , u votuan 150 prej tyre dhe u zgjodhën anëtarë të këshillit kombëtar. Risia ishte e madhe. Gratë dhe të rinjtë janë 50 % e këtij këshilli. Nga 430 kandidatura u zgjodhën 150, u zgjodhën më të mirët, ndër më të mirët por mbetën edhe shumë të tjerë pa hyrë. Ata që të gjithë për kontributin e tyre në PD, vlerat që mbajnë mbeten pa dyshim bashkëpunëtor të çmuar, aktivistë të çmuar është e pashmangshme që të mos ketë hatërmbetje dhe zemër thyer. Ajo që unë i them cdo njerit prej tyre, qofte edhe dyshimin më të vogël të kenë, lë të nderojnë veten dhe PD duke këkruar rinumërim votë për votë të kanidaturës së tij.”