AKTUALITET, 3 Maj 2022, 18:04

A do të kandidojë për kryetar të PD-së? Berisha jep përgjigje shteruese, ka një mesazh edhe për Edi Ramën

A do të kandidojë për kryetar të PD-së? Berisha jep

Sali Berisha, në një konferencë për mediat, pas Kuvendit të 30 prillit i dha përgjigje disa pyetjeve, duke mos anashkaluar edhe atë se si do të veprojë në një kohë kur mazhoranca nuk e njeh, dhe se Edi Rama i ka vendosur vijën e kuqe. Po kështu Berisha i dha fund edhe dilemave, nëse do të kandidojë për të qenë kryetar partie apo jo.

U shpreh me bindje se do të zbresë tek anëtarët për të biseduar me ta para 22 majit, ndërsa e konsideroi këtë lëvizje të fundit një revolucion.

Si do të ndiheshe nëse në 22 maj nuk do të kishe asnjë kandidat përballë?

Gara ime bëhet për anëtarët e PD-së. Unë paraqitem për të fituar votën e anëtarëve të PS-së. Cilido që të kandidojë, e garantojë në besim se ai komision do të krijojë të gjitha kushtet dhe mundësitë për një garë të hapur, transparente dhe të ndershme. Nuk ka rivalë. Ka marrë fund koha kur Rama shpikte rival për veten e tij. Këto kërkojani atij. Unë nuk sajoj dhe nuk shpik rival, por respektoj rivalët. Ky është qëndrimi im.


Si do të veproni në krye të PD-së kur Rama nuk ju njeh?

Do ta bëjmë Edi Ramën të na njoh dhe të na njoh mirë, do ta bëjmë, këtu do jemi.