AKTUALITET, 3 Maj 2022, 18:01

Pse zyrtarja e lartë e DASH nuk takoi Berishën? Ish-kryeministri: E majta shqiptare dhe ajo amerikane nuk mund të caktojnë udhëheqjen e PD

Pse zyrtarja e lartë e DASH nuk takoi Berishën? Ish-kryeministri: E

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet edhe për vizitën e zyrtares së lartë të DASH, Karen Donfried, e cila zgjodhi të takonte Alibeajn dhe jo përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit. Sipas Berishës, loja me kukulla nuk është seriozë dhe nuk funksionon në Shqipëri. 

Ai u shpreh se e majta shqiptare, e majta e SHBA-ve dhe mbarë botës nuk do mund të caktojë kryetarin e udhëheqjes së forcës konservatore të Shqipërisë.

Pyetje: Javën e kaluar në Shqipëri ishte një tjetër zyrtare e SHBA, takoi kryeministrin dhe Aliebajn, Bardhin dhe Tabakun, por nuk zhvilloi takime me Komisionin e Rithemelimit, Mendoni se qëndrimet e SHBA janë axhendën e ambasadores apo e Shtëpisë së Bardhë?

Sali Berisha: Lidhur me sa më sipër, po të kthehemi bashkë në dhjetor zoti Escobar takoi Bashën dhe jo vetëm kaq, por fiksoi edhe një takim në Uashington me të. Kësaj here erdhën, takuan pasardhësin e Bashës, do të thosha unë përsëri ato që kam thënë. Loja me kukulla nuk është serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri. Përpjekja siç e thashë edhe në Kuvend, e majta shqiptare, e majta e SHBA-ve dhe mbarë botës nuk do mund të caktojë kryetarin e udhëheqjes së forcës konservatore të Shqipërisë. Pastaj çështjet e tjera janë çështje protokollare.