TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia gjermane ka vendosur në pranga një 31 vjeçar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje. 31 vjeçari është arrestuar këtë diel në aeroportin e Karlsruhes, Baden-Baden.
Mediat gjermane nuk e bëjnë të ditur emrin e të arrestuarit, por theksojnë se 31-vjeçari shqiptar ka zbritur këtë të diel nga Shqipëria në Kalsruhe ku autoritetet e emigracionit pasi kanë bërë verifikimin e dokumentacionit kanë konstatuar se 31 vjeçari shqiptar kërkohet nga autoritetet britanike për vrasje.
Ai është lënë në paraburgim deri në ekstradimin e tij për në Britaninë e Madhe, pasi kërkohet prej autoriteteve angleze, shkruajnë mediat gjermane.
31 vjeçari shqiptar kërkohej prej kohësh nga autoritetet britanike pasi akuzohet për vrasje. Ai i ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe tashmë do të ekstradohet drejt Anglisë ku edhe do të gjykohet për veprat penale që rëndojnë ndaj tij.