AKTUALITET, 20 Dhjetor 2021, 23:13

Ballkani i Hapur/ Mentor Kikia: Serbia superfuqi ekonomike, do të goditemi!

Ballkani i Hapur/ Mentor Kikia: Serbia superfuqi ekonomike, do të goditemi!

Gazetari Mentor Kika në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV teksa komentoi “Ballkanin e Hapur” deklaroi se vendet që e kundërshtojë, e shohin Serbinë me frikën e të shkuarës.

Sipas tij për fat të keq kjo në Shqipëri po shitet si pozitive, por duam apo nuk duam ne Serbia, është superfuqi e ekonomisë.

Kundërshtimi i vendeve kundër Ballkanit të Hapur është edhe politik edhe ekonomik. E para kemi tre vende. Vendet që e kundërshtojnë e shikojnë Serbinë me frikën e të shkuarës që nuk është aq shumë e largët kur lidershipi që hedh këtë kartë në tavolinë është i njëjti.

Për fat të keq edhe këtu në Shqipëri, shitet si pozitive duam apo s’duam ne Serbia. është superfuqi e ekonomisë.

 Këtu ka një direktivë politike që kjo po tundet nga dy njerëz që nesër do i shpallin me çmimin nobel për paqe, por besoj se ekonomia në një rast të heqjes së trarëve do të goditet.