AKTUALITET, 20 Dhjetor 2021, 22:48

Paskal Milo: SHBA-të dhe BE kanë rezerva për Ballkanin e Hapur. Ideja është e mirë, por vështirësitë të mëdha!

Paskal Milo: SHBA-të dhe BE kanë rezerva për Ballkanin e Hapur.
Paskal Milo

Paskal Milo, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për nismën e "Ballkanit të Hapur", duke e konsideruar një ide shumë të mirë, por me vështirësi të mëdha. 

Milo tha se SHBA-të dhe BE, kanë rezerva për këtë nismë, veçanërisht për faktin se janë vetëm tre vende që janë përfshirë. 

"Kam ndjekur reagimet e përfaqësuesve amerikanë, Escobar shfaqi rezerva për Ballkanin e Hapur. Amerikanët nuk e kundërshtojnë ballazi dhe të gjithë e mbështesim si ide, por ai shfaqi rezerva. Për sa kohë nuk janë vendet e tjera, e ardhmja e kësaj nisme është e dyshimtë.

Po kështu edhe BE. Përfaqësues të BE janë shumë të rezervuar për ta mbështetur hapur sepse e dinë se ka një pikëpyetje, sepse është një proces i paplotë, sa kohë është gjysmak, nuk garanton sukses.

Ideja është shumë e mirë, por vështirësitë janë të mëdha", tha Milo.