TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca në studion e emisionit ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV teksa ka komentuar krimin që tronditi mbarë opinionin publik, ku një fëmijë 8-vjeçar u masakrua nga fqinji, u shpreh se nëse nuk bëjmë asnjë program për rehabilitimin e personave me probleme, nuk do të kemi një rezultat të lavdërueshëm.
"Ne duhet të kemi një qasje që të dënojë autorin, por të bëjë të mundur që ngjarje të tilla të mos ndodhin më.
Sa e lëmë ne shoqërinë që ka probleme, të karakterit social, shoqëror, në mëshirë të fatit? Nëse i lëmë në mëshirë të fatit, sigurisht nuk do të arrijmë të kemi një rezultat të pritshem, apo të lavdërueshëm", tha ndër të tjera Ballanca.