AKTUALITET, 18 Nëntor 2021, 22:47

"Krimi është bërë si bukë e përditshme"/ Sociologu: E keqja në shoqëri po banalizohet, qytetarët heshtin, ulin kokën!

"Krimi është bërë si bukë e përditshme"/
Gëzim Tushi në "Të Paekspozuarit"

Sociologu Gëzim Tushi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, foli për ngjarjen e rëndë të Fierit, ku një tetë vjeçar u vra nga fqinji i tij. 

Tushi e konsideroi intensitetin e krimit në Shqipëri, të lidhur me arsye kulturore, historike dhe më tej edhe gjeografike, në rajonin " e sertë dhe të egër" ku jetojmë. 

"Çështja e krimit, përse është kaq i zgjeruar dhe intensive tek ne, gati gati si bukë e përditshme, ka disa arsye që mund të jenë të karakterik historik, kulturor, apo gjeografik, sepse ky rajoni jonë është i sertë, i egër.

Nëse në vendet e përëndimit krimi është 1 në 100 mijë banorë. Në vendet tona është 10 në vit. Statistikisht do të thotë kemi diferenca, që janë edhe kulturore. E keqja në shoqërinë tonë, po banalizohet.

Unë jam i bindur që në shoqërinë shqiptare, nga një shoqëri e trembur, sepse kishin frikë nga shteti diktatorial, krimin e bënte shteti nuk e bënte individi. Liria që erdhi tek ne, erdhi edhe për kriminelët. Më shumë po e shfrytëzojnë ata, sesa njeriu i ndershëm.

Thashë, për herë të parë jam shumë i shqetësuar për trashjen e krimit dhe duhet ta marrim seriozisht.Ne reagimet i kemi momentale, me segmente dhe pas kësaj ne harrojmë.

Ne themi, cfarë bën policia dhe shteti? Por unë nuk e kuptoj që qytetari hesht, ul kokën, përballë atij që vret, që rreh gruan, etj.

Nëse nuk krijohet orteku i faktorëve, që i kemi të sakatuar, ato që kanë të bëjnë me parandalimin, ne kemi defekte serioze me familjen. Kur fëmijët bëhen kriminelë, thonë si më ndodhi mua kjo?", tha ndër të tjera sociologu.