AKTUALITET, 18 Nëntor 2021, 23:26

"Terrorizëm mediatik"/ Raportimi i mediave për ngjarjen e Fierit, mjaft problematik

"Terrorizëm mediatik"/ Raportimi i mediave për ngjarjen e
"Të Paekspozuarit" në MCN TV

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është diskutuar ngjarja e rëndë e Fierit, ku një tetë vjeçar u vra nga fqinji i tij. 

Një nga temat e diskutimit, ishte raportimi i mediave, i cili u konsideruar mjaft problamtik nga të ftuarit. 

Pjesë nga biseda në studio:

Aleksandër Çipa: Në realitetin e marrëdhënies së medias, dy aspekte janë të munguara, ndjesa publike dhe përgënjeshtrimi, apo saktësimi. Do të doja të kërkoj edhe një lloj ndjese për atë lëndim që raportimi i bën opinionit publik.
Mediumet tona, për shkak të raportimit, harrojnë dhe injorojnë atë që mblidhet me efektin, atë që profesor Tushi thotë, a mbajmë ne përgjegjësi për shëndetin psiqik të publikut?
Në Suedi nëse ndodh një ngjarje e tillë dhe editori e kalon masën, ka reagime nga mekanizmat vetërregulluese dhe institucionet të tjera, komisioneri për të drejtat publike.
Një pjesë e reporterëve nuk kanë përvojë të gjatë.

Erion Kristo: Është terrorizëm mediatik. Matet me numra njerëzisht. Unë kam vite që them për këtë. Nuk kemi të drejtën të dhunojmë psiqikën e qytetarit, pikë. Edhe AMA ka reaguar.

"Terrorizëm mediatik"/ Raportimi i mediave për ngjarjen e

Gëzim Tushi:Përveç pjesës së informimit, nuk them se gazetarët duhet të bëhen sociologë dhe psikologë, por gazetaria është një sociologji e sipërfaqshme. E para, për ontologjinë e transmetimit duhet shumë kujdes. Ajo që them se ilaçi që duam të japim nëpërmjet medias, është më e keqe sasa sëmundja që ka kapur shoqërinë. Jepen detaje, mori thikën e nguli majtas, pastaj djathtas. I hidhet benzinë zjarrit.

Lutfi Dervishi: Në vitin 1996 u bë përpjekja e parë për të patur kodin etik të gazetarëve. Kodet etike nuk janë ndalesa, por janë udhëzime. Në rastet e aksidenteve dhe fatkeqësive, duhet të kesh parasysh ndjeshmërinë e familjarëve që janë në zi, ta vendosësh veten në këpucët e tjetrit. Edhe në rastin konkret, familjarët e kanë marrë vesh nga familjarët e tyre në Itali, që e morën vesh nga media. Nuk mund të bëhet publike dicka pa e marrë vesh familjarët.Pastaj publikimi i detajeve që nuk kanë asnjë lidhje.