TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pedagogu Erion Kristo, ka komentuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Fier, ku një fëmijë tetë vjeçar u vra nga fqinji i tij.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Kristo deklaroi se shoqëria ka probleme kulturore dhe ka marrëdhënie të cunguar "me edukimin dhe dijen".
"Ajo që ndodhi në Fier, ndodh kudo në Shqipëri.
Po ta reduktosh problemin, do të duket tek marrëdhënia e shtetit me shtetasin, që është e cunguar, marrëdhënia e shtetasit me shkollën dhe dijen, që është e cunguar.
Këtu intelekti nuk pyetet fare. Ja ku e ke një njeri që ka ndërtuar një bibliotekë dhe nuk ka përfituar asgjë (i drejtohet sociologut Gëzim Tushi).
Pse ndodhi ngjarja në Fier? Sepse kultura e vendit tonë, nuk i shërben asnjë qytetari, ai është një njeri që është pa bukë, pa strehë, pa dije pa sgjë. Thua, përse e bëri atë gjë? Është shumë vonë ta diskutosh, por prapë herët për të shpëtuar të tjerët.
Dëgjuam disa nga krerët e shtetit që bënë ngushëllime. Por pyetja ime është, të nesërme u mblodh njeri? Të thirri njeri Gëzim (sociologu), si shërohet kjo plagë? Jo.
Pres përgjigje nga institucioni i policisë, të behet një hetim, të thuhet ne si institucion i përgjegjshëm, kemi nisur hetimin dhe kemi çuar të kontrollojnë. Si mund të dalin banorët e fshatit dhe të thonë, jemi ankuar disa herë...", deklaroi ndër të tjera Kristo.