TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një sherr ka ndodhur sot rreth orës 17:10 në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamzë, ku dy drejtues mjetesh janë konfliktuar me njëri tjetrin.
Njëri prej personave të përfshirë në përplasje ishte shtetasi I. I., 23 vjeç, ndërsa po punohet për identifikimin e personit tjetër, që u largua nga vendngjarja.
NJOFTIMI
Me datë 18.11.2021, rreth orës 17:10, te bulevardi “Nënë Tereza” në Kamzë, janë konfliktuar drejtuesit e dy mjeteve, shtetasi I. I., 23 vjeç dhe drejtuesi i mjetit tjetër ende i paidentifikuar.
Nga shërbimet e Policisë po punohet për identifikimin e drejtuesit tjetër që është larguar nga vendngjarja.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.