AKTUALITET, 18 Nëntor 2021, 21:58

Cili është Kuvend legjitim, i delegatëve me Berishën apo i Bashës?

Cili është Kuvend legjitim, i delegatëve me Berishën apo i

Cili prej dy Kuvendeve që pritet të mbahen në Partinë Demokratike, është legjimit? Kjo ishte pyetja që gazetari Ylli Rakipi, i drejtoi të ftuarve në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Pjesë nga biseda në studio: 

Ilir Babaramo: Të dy janë, sepse në statut ka katër mënyra se si thirret kuvendi, edhe kryetari me kryesinë edhe ¼ e anëtarësisë. Të dyja janë.
Të dy, Basha dhe Berisha,  nuk duan të bashkëjetojnë më, kanë vendosur të bëjnë luftën finale dhe është gjëja më e mirë që po bëjnë. Kjo zgjidhet me vota.

Belind Këlliçi: Nëse vijnë në datën 11, kush do të shkojë në datën 13? Nëse plotësohet kuorumi, data 18 është bllof, është kërkesë për deal. Në Kuvendin e datës 11 do të shihni Kuvend të mrekullueshëm, transparent, mediat do të jenë të ftuara. Është Kuvendi i parë në 30 vjet që thirret nga delegatët dhe meriton të trajtohet me respektin më të madh

Jozefina Topalli: Po ku di matematikë Lulzim Basha? Për cfarë i duhet atij matematika? Çështja është serioze dhe duhet konsideruar me peshën që ka. Në 11 dhjetor do të ketë një ngjarje të madhe politike. Nuk ka ndodhur të jetë vetë anëtarësia, që në refuzim të kërkesës së liderit, kanë vendosur vetë të mbledhin Kuvendin. Kjo e ka shkarkuar de facto Lulzim Bashën.