AKTUALITET, 18 Nëntor 2021, 21:56

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë

Një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e tyre.

Pasi janë futur në banesë ata kanë konstatuar se brenda saj nuk kishte asnjë person ndërkohë që nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri. Po punohet për hetimin e plotë të rrethanave të saj.