TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërtimet pa kriter si në Durrës ashtu edhe në Tiranë po bëhen një problem serioz për faktin se këto godina mbetet të boshatisura pasi askush nuk i blen.
Sipas deputetit Demokrat, Oerd Bylykbashi kjo vjen si pasojë e investimit të parave të pista në sektorin e ndërtimeve për të bërë pastrimin e tyre.
Ndër të tjera, Bylykbashi tha se nuk kishte asnjë lloj kërkese të lartë nga banorët për apartamente dhe se po shkatërrohej trashëgimia kulturore dhe historike e Durrësit dhe Tiranës. Në fjalën e tij, Bylykbashi foli edhe për rrezikun e centralizimit të pushtetit, pasi në këtë mënyrë pushteti vendor humbet kompetencat e tij dhe nuk mund të ofrojë shërbime për qytetarët.
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi në debat me kryetarin e bashkisë të Tiranës, Erion Veliaj
Babëzia e ndërtimeve po shkatërron edhe Durrësin, po shkatërron historinë dhe arkeologjinë e këtij qytetit. Paraja kriminale po investohet në ndërtimet në Tiranë dhe jo vetëm, pastrimi i parave po e mban çmimin lart të apartamenteve jo kërkesa.
Se kush janë hallet jo vetëm të bashkisë të Tiranës por edhe të bashkive të tjera, kolegët këtu i dinë dhe nuk është nevoja t’i përmend. Shqipëria nuk është vetëm Tirana.
Ka rënë jo vetëm demokracia por kemi centralizim. Heqim Tiranën se është shumë e madhe dhe mbledh shumë para. Po ja ku kemi Durrësin që borxhin vetëm të ujësjellësit e ka skandaloz.
Janë histori që po çojnë drejt centralizimit të pushtetit. Është për të qeshur tabela sa i përket qarqeve të organeve kushtetuese. Më pas duhet t’i kërkojmë fonde qeverisë qendrore pasi pushteti vendor nuk prodhon dot të ardhura. Kemi bashki që nuk japin dot asnjë shërbim në një territor kaq të vogël në 28 mijë kilometra katrorë. Në të gjithë këtë histori kemi një reformë territoriale të cilën e kemi si një nevojë therëse për ta bërë pa propagandë dhe por për njerëzit.
Nëse do të merremi edhe me çështjen e pastrimit të parave, nëse fokusi I pushtetit vendor është si të japim sa më shumë leje se ashtu ka më shumë interes, sigurisht që bie interesi në qeverisje. Unë po jap një koment të fundit sepse janë qytetarët që na dëgjojnë.
Theksoj se kur bëhen shpronësimet, kurrë mos harroni fondin e dëmshpërblimit të pronarëve të trojeve të cilët ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim.