TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Eno Bozdo(anëtar i kryesisë së PD) dhe Vehap Kola (anëtar i Këshillit Kombëtar të PD) janë përfshirë në një debat të ashpër mbrëmjen e djeshme në “Open” teksa diskutohej mbi foltoret e ish-kryeministrit Berisha.
Kola u shpreh se foltorja është e mbushur me njerëz të korruptuar, ndërkohë që Bozdo i kthehet ashpër duke i thënë se nuk e lejon të hedhë baltë mbi partinë pasi sipas tij njeriu i vetëm që ka denoncuar krimet në këto tetë vite është Berisha.
Në debat u përfshi dhe Arben Ristani i cili iu hakërrye ndaj Kolës duke i thënë: Pse më ndërpret, kë quan ti hipokrit?
Diskutimi agravoi dhe më tej teksa sociologu Ergys Mërtiri tha se çdo gjë u banalizua dhe po kthehej në personale, duke theksuar se nuk po fliteshin të vërtetat.
Pjesë nga debati:
Ergys Mërtiri: Ky vend ka shkuar në mjerim, unë km opinionin tim dhe do e them.
Bozdo: Jam analist, por të siguroj që foltorja është një fakt, PD ka rrëshqitur totalisht në drejtim tjetër
Ristani: Kujt I thua hipokrit, a të foli kush kur po flisje, kjo është gjuha juaj?! Pse gënjen?
Bozdo: Nëse ka një njeri që ka denoncuar krimet në këto 8 vite është Sali Berisha
Vehap Kola: Foltorja përbehet nga persona të korruptuar.
Eno Bozo: Është shumë e shëmtuar kjo që po thua, unë nuk ta lejoj fare të hedhësh baltë mbi PD!
Asnjë fyerje ndaj teje se jemi dhe miq të vjetër por ju nuk e njihni fare situatën.
Ergys: E çoni diskutimin në nivel banal!