AKTUALITET, 3 Shtator 2024, 16:46

Autori i atentatit në ‘Don Bosko’ dyshohet se ka përdorur automatik me silenciator

Autori i atentatit në ‘Don Bosko’ dyshohet se ka përdorur

Detaje të reja mësohen në lidhje me plagosjen në Don Bosko të Kastriot Elezit dhe të Ronaldo Metushit. Autori dyshohet se ka përdorur një automatik me selenciator.

Dyshohet se shënjestër në këtë atentat ka qenë Kastriot Elezi. Elezi rezulton se ka qenë i dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal në Itali.

Elezi ka kryer dy vite burg dhe para disa kohësh është kthyer në Shqipëri.