TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen detaje nga plagosja me armë zjarri tip kallashnikov e dy personave në “Don Bosko” në Tiranë.
Të plagosurit janë Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç. Ky i fundit është plagosur në këmbë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Autori është larguar në këmbë pasi ka qëlluar mbi dy personat. “Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, sqaron policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Sipas dëshmitarëve, autori mbante një kapele në kokë.