AKTUALITET, 3 Shtator 2024, 15:54

Dy të plagosur në ‘Don Bosko’/ Shënjestrat po pinin kafe në lokal, autori u afrua dhe zbrazi armën (Detajet)

Dy të plagosur në ‘Don Bosko’/ Shënjestrat po pinin

Të shtënat me armë zjarri në një lokal tronditën zonën e 'Don Boskos' pasditen e kësaj të marte, në Tiranë.

Dy persona mbetën të plagosur. Kastriot Elezi, 45 vjec dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç u qëlluan në këmbë dhe shpatull. 45-vjeçari rezulton me precedent penal dhe ngjarja dyshohet e organizuar dhe jo një konflikt i çastit.

Mësohet se dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve te Spitali i Traumës.