AKTUALITET, 3 Shtator 2024, 13:37

"Nuk bëhem fraksion i Berishës, ai është zgjatim i Ramës"/ Basha paralajmëron parti të re?

"Nuk bëhem fraksion i Berishës, ai është zgjatim i

Lulzim Basha i është rikthyer jetës poltike pas pushimeve, ndërsa në një konferencë për shtyp i është përgjigjur sot edhe deputetit të PD, Kreshnik Çollakut, i cili ka propozuar që të mos krijohet parti e re pas përplasjeve për vulën, por të krijojë një fraksion brenda PD. 

Basha tha se nuk bëhet kurrë fraksion i Berishës, pasi sipas tij, kjo do të thotë të bëhesh edhe fraksion i Ramës.

“Të bëhesh fraksion i Berishës, do të thotë të behesh fraksion i fraksionit të Ramës dhe kjo s’ka për të ndodhur kurrë”, tha Basha.

“Qeveria dhe opozita janë bërë njeri. Sali Berisha dhe deputetët e tij janë bërë zgjatim i Edi Ramës, prandaj përgjegjësia është më e madhe për të ofruar një alternativë për të larguar këtë qeveri të korruptuar, më e korruptuar si askush më parë”, shtoi Basha.

"Nuk bëhem fraksion i Berishës, ai është zgjatim i