AKTUALITET, 3 Shtator 2024, 13:06

"Si klloun në Slloveni", Berisha komenton batutat dhe të qeshurën e Edi Ramës

"Si klloun në Slloveni", Berisha komenton batutat dhe të

Një ditë më parë kreu i qeverisë, Edi Rama ka qenë pjesë e panelit të hapur në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, ku u diskutua zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe sfidat e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Sali Berisha ka komentuar paraqitjen e Ramës në panel, duke u fokusuar te batutat dhe e qeshura e tij. Berisha e quan kryeministrin "klloun". 

"Si kloun në Slloveni!", shkruan ai, duke e shoqëruar me videon e Ramës.