TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident është regjistruar në aksin Valare-Kakoz, në Gjirokastër. Një automjet tip ‘Audi’ ka dalë nga rruga.
Mësohet drejtuesi i automjetit 50-vjeçari I.Sh. dhe pasagjeri A.D., 52-vjeç kanë mbetur të dëmtuar.
Të dy të lënduarit janë transportuar në spital në Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjirokastër/ Informacion paraprak.
Rreth orës 16:00, njoftohemi se në aksin rrugor rural Valare-Kakoz, mjeti tip “Audi” ka dal nga rruga.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi I. Sh, rreth 50 vjeç dhe pasagjeri, shtetasi A. D., rreth 52 vjeç, banues në fshatin Kakoz, Gjirokastër, të cilët u transportuan për në spitalin Gjirokastër dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.