AKTUALITET, 23 Dhjetor 2021, 11:54

Albana Vokshi: Arrestimet për djegien e flamurit serb me urdhër, po Rama ta dijë se protestat nuk do të ndalen!

Albana Vokshi: Arrestimet për djegien e flamurit serb me urdhër, po

Përfaqësues të Komisionit të Rithemelimit të PD, Albana Vokshi dhe Klevis Balliu, kanë ndjekur sot vendimin e Gjykatës së Tiranës për të rinjtë e akuzuar për djegien e flamurit serb në Tiranë, pas protestës së të hënës.

Për ta u mor vendimi lirim me detyrim paraqitjeje, por Vokshi dhe Balliu e konsideruan procesin si politik që në fillim,

Vokshi akuzoi kryeministrin e vendit si urdhëruesin e arrestimit të tyre: 

“Edi Rama urdhëroi arrestimin e protestuesve kundër planeve famëkeqe antishqiptare. Duhet t’i bëjmë me dije Ramës se protestat që kanë filluar nuk do të ndalen.

Ne e përshëndesim qëndrimin e gjykatës, por e theksoj se arrestimi është i paligjshëm, ndaj inkurajojmë organet e drejtësisë që hetimet t’i bëjnë në mënyrë objektive dhe të mos marrin porosi nga Edi Rama.”

Nga ana tjetër, Balliu theksoi se arrestimi i të rinjve “është politik, sepse arrestimi është bërë vetëm pas statusit që ka bërë Edi Rama në rrjetet sociale”.