AKTUALITET, 23 Dhjetor 2021, 12:53

Komisioni i Rithemelimit në selinë e PD. Ndiqeni “Live” çfarë po ndodh

Komisioni i Rithemelimit në selinë e PD. Ndiqeni “Live”

Komisioni i Rithemelimit të PD ka shkuar sërish në selinë e PD, por ish-kryeministri Sali Berisha mungonte.

Me sa duket për të zhvilluar mbledhjen e radhës, anëtarët e Komisionit kanë hyrë në PD të ndjekur nga kurioziteti maksimal i mediave, ndërsa janë futur në një prej sallave.

Të pranishëm janë Albana Vokshi, Flamur Noka, Çlirim Gjata, Klevis Balliu, Floriana Garo, Tritan Shehu, Flamur Baçi, Bujar Nishani, Gent Strazimiri, Voltana Ademi, Belind Këlliçi etj.