TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në një deklaratë nga selia blu deputeti Belind Këlliçi, në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD-së i ka dhënë një “ultimatum” kryedemokratit Lulzim Basha që të lirojë zyrën e kryetarit të partisë deri më 5 janar.
Belind Këlliçi u shpreh se në të kundër do të jetë anëtarësia që do shndërrohet në përmbarues të vendimit.
“Kuvendi i partisë ka vendosur shkarkimin tuaj nga detyra. Pavarësisht se sipas nenit 43 kjo vendimarrje mund të ishte vetëm e Kuvendit, ky i fundit në respekt të mijëra demokratve vendosi ta ratifikonte vendimarrjen përmes referendumit të mbajtur sipas parimit një anëtar një votë.
Rezultati i tij përfundimtar sanksionon që 43 mijë demokratë kanë vendosur në favor të vendimit të Kuvendit Kombëtar dhe shkarkimin tuaj. Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD me anë të këtij komunikimi zyrtar ju vton të njiheni me vullnetin e PD dhe organeve më të larta.
Kërkohet nga ana juaj që të merren të gjitha masat për ta jetësuar vullnetin e demokratëve duke liruar ambientet e punës së kryetarit të partisë deri më 5 janar 2022. Refuzimi i vendimit të Kuvendit Kombëtar dhe vullnetit ttë 43 mijë anëtarëve që ratifikuan vendimin e shkarkimit, do detyrojë anëtarësinë e PD të shndërrohet në pëmbaruesin politik”, tha Këlliçi.
Ja dokumenti i plotë:






















