AKTUALITET, 23 Dhjetor 2021, 17:01

Dorëzohen banesat e reja për të prekurit nga tërmeti në Lezhë, Rama: Më të mirë se ne nuk ka

Dorëzohen banesat e reja për të prekurit nga tërmeti në

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë, ku në prag të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, u dorëzuan banesat e reja të rindërtuara për ata që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit.

Me dorëzimin e 97 apartamenteve, Rama tha se “jeni 97 famijle më pak në mendimet e mia nesër”.

“Me këtë pallat prapa nuk thotë dot njeri ku i ke ato që thua. Janë bërë gati 97 apartamente, por 97 banesa më të mira më të bukura e të forta.

Kur erdha po shihja pallatin përballë e po imagjinoja se si tani si komshinj do rrini duke i parë sikur ata të shkretët kanë faj se nuk i ka rënë tërmeti atyre, por ky ka qenë e qëllimi që ne të ringrihemi më të fortë. Ajo që nuk të vret të bën më të fortë thotë një fjalë e mencur”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, sot janë rreth 100 famijle në çadra që qëndorjnë aty për arsyet e tyre, dhe marrin bonusin e qirasë.

“Do t'i thonë gëzuar njëri tjetrit në një shtëpi të re e mbase do të mendojnë kjo politika e këta politikanët nuk janë të gjithë njësoj. E nga ana tjetër ne s’jemi më të mirët e mundshëm, por më të mirë se ne harrojeni se do të shihni”, tha Rama.

Kryeministri kishte edhe një mesazh për të gjithë qytetarët që nuk kanë marrë ende banesën e tyre të re.

“Për ata në Durrës, Tiranë që presin të kthehen në shtëpi por që do kthehen në lagje të tëra të ndërtuara e kjo kërkon akoma kohë dua t'u them asgjë nga ato që kemi thënë nuk është harruar, gjith#ka kam thënë do jetë deri në fund sic e kam thënë.

Nganjëherë zotimet nuk arrihen dot të mbahen aq shpejt sa ti do por kurrë mos mendoj askush që unë e them fjalën per të kaluar rradhëns apo për të marrë votat”.