AKTUALITET, 23 Dhjetor 2021, 13:27

Përjashtoi mundësinë që sistemi është hakeruar/ Rama: Pagat kanë dalë nga dora e njeriut

Përjashtoi mundësinë që sistemi është hakeruar/

Pas publikimit të mbi 637 mijë pagave të shqiptarëve, kryeministri Rama ka dalë në një konferencë për mediat.

Kryeqeveritari përjashtoi mundësinë që sistemi me të dhënat personale dhe pagat e mbi 600 personave të jetë hakëruar. Në të njëjtën kohë, Rama hodhi dyshime të forta se pagat kanë dalë nga dora e njeriut.

Në një konferencë nga Kryeministria, ai tha se është shumë e lartë mundësia e infiltrimit dhe shfrytëzimit kriminal të sistemit, duke qenë se nuk lë gjurmë.

“Mundësia e infiltrimit dhe shfrytëzimit kriminal të sistemit përmes veprimeve mekanike është shumë e lartë, duke qenë se nuk lë gjurmë.

Këtu kemi të bëjmë me faktorin njerëzor.

Duke qenë se sistemi është relativisht i vjetër, atëherë ky ekspozim është më i lartë.

AKSHI sot ka hyrë në një fazë të re, duke filluar të përdorët një teknologji shumë më të avancuar, që e bën krejtësisht të pamundur çdo lloj veprimi, edhe manual, mbi sistemin, pasi jo vetëm çdo veprim digjital lë gjurmë, por edhe çdo futje e çdo personi në sistem është e regjistruar.

Çdo lloj lëvizje e mausit, miut digjital, është e regjistruar, dhe çdo lloj tërheqje të dhënash është e pamundur”, tha Rama.