TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka reaguar pasi ditën e sotme u mësua publikisht se Ilir Meta është nën hetim nga SPAK.
Meta reagoi ashpër ndaj kreut të SPAK, Arben Kraja, pas këtij lajmi, duke sugjeruar se ai punon për mazhorancën.
Kim shkruan se askush nuk është mbi ligjin dhe se kërcënimet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk duhet të pranohen më si normale.
"Kërcënimet dhe nxitjet ndaj prokurorëve dhe gjykatësve dhe përpjekje të tjera për të vonuar reformën në drejtësi, nuk duhet të pranohen më si "normale". Kjo sjellje nuk ka vend në një shtet që është në NATO, ka hapur negociatat e anëtarësimit dhe ulet në Këshillin e Sigurimit të OKB.
Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe të pushtetshmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tashmë janë shqetësuar se pandëshkueshmërisë ndaj tyre mund t'i vijë fundi. Ndërkohë që reforma në drejtësi implementohet dhe prodhon gjithnjë e më tepër rezultate, do të bëhet gjithnjë e më qartë se askush - ASKUSH - nuk është mbi ligjin", shkruan Kim në Twitter.
Ditën e sotme u mësua se SPAK ka kërkuar informacion zyrtar për ish presidentin Meta në disa institucione.
Më pas ishte vetë ky institucion që pranoi se ka një hetim ndaj Metës, të nisur pas kallëzimit të depozituar nga ish deputeti Halit Valteri.
Meta dhe Partia e Lirisë kanë reaguar ashpër pas këtij njoftimi duke aluduar se pas tij fshihet Edi Rama.