AKTUALITET, 24 Gusht 2022, 14:55

“Hetuesi i komunizmit, të mos ecë me hapat e Taos dhe Edvinit”/ Partia e Lirisë në “kundësulm” ndaj Arben Krajës së SPAK

“Hetuesi i komunizmit, të mos ecë me hapat e Taos dhe

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka ka reaguar pas letrës që SPAK i dërgoi KQZ-së për formularin e vetëdeklarimit të Ilir Metës.

Në një postim në rrjetet sociale, Caka pyet: “Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?”

“Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë”, shkruan ajo.

“Hetuesi i komunizmit, të mos ecë me hapat e Taos dhe

 

Postimi i Silva Caka

Ky hetuesi i komunizmit, i ka verifikuar gjeneralitetet e tij?

Ilir Rexhep Metaj ka kaluar Vetting-un e njerëzve që e kanë vlerësuar në 30 vitet e tij në politikën më aktive dhe nuk ka nevojë t’ia bëjë verifikimin Beni i komunizmit.

Merru me inceneratorët Beni dhe mëso të ecësh vetë, jo me hapat e Taos dhe Edvinit që i ndërron gjeneralitetet dhe kartelat sipas volisë.