AKTUALITET, 24 Gusht 2022, 13:49

Gjykata lë në burg dy rusët dhe ukrainasin që tentuan të hyjnë në Uzinën e Armëve në Gramsh

Gjykata lë në burg dy rusët dhe ukrainasin që tentuan

Ka përfunduar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy shtetasëve rusë dhe një ukrainasi, që u arrestuan pasi tentuan të hyjnë në Uzinën e Armëve në Gramsh dhe sulmit ndaj dy ushtarëve. 

Gjykata e Elbasanit, ka çmuar se arrestimi i tyre ka qenë i ligjshëm dhe se duhet të qëndrojnë në burg. 

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë goditje për shkak të detyrës dhe sigurimi i informatave. 

Rusët Svetlana Timofoeva, 33 vjeçe dhe Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fedir Alpatov u arrestuan pasi tentuan të hynin në ambientet e uzinës, ndërsa një prej tyre sulmoi edhe dy ushtarët që ruanin godinën, Adrian Xhaka dhe Aldo Bici.