AKTUALITET, 20 Maj 2024, 23:23

Artan Hoxha: SPAK po godet ata që janë ekspozuar, grupet e reja që po lindin bëjnë pagesa me bitcoin

Artan Hoxha: SPAK po godet ata që janë ekspozuar, grupet e reja

Gazetari Artan Hoxha, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV goditjen më të fundit të grupeve kriminale nga SPAK-u u shpreh se agjencitë e zbatimit të ligjit mund të fitojnë ndonjë betejë, por jo luftën me krimin e organizuar. Hoxha u shpreh se grupet e reja që po lindin, janë organizata që bëjnë pagesa me bitcoin, jo me ato të fshehura në bidon, duke iu referuar sekuestrimit te parave cash nga SPAK të premten e kaluar.    

“Ne i kemi agjencitë tona të zbatimit të ligjit me “pushkë druri”. Mund të fitojnë ndonjë betejë tek-tuk, por jo luftën.

Unë e kam ndjekur dhe jam rritur bashkë me krimin në Shqipëri. Sot gjen në çdo cep të planetit njerëz që në vitin 2000 ishin në një cep lagje dhe sot vrasin mendjen se si do të pastrojnë paratë.

Nëse flasim se na humbin konteinerët me fruta ekzptike, çfarë pret që do të ndodhë?

Vendimi i fundit i Gjykatës Evriopiane të Drejtësisë e vuri në pikëpyetje marrjen si provë të bisedave të Encrochat. Shefja e Eurojust tha se më duket vetja e ulur në një tavolinë të rrumbullakët dhe po shoh se çfarë ata po flasin për ne.

Ka lindur pyetja që SPAK po godet grupet e vjetra. Kur të mos jenë këta do të jetë shkretëtirë?

SPAK po godet ata që janë ekspozuar. Grupet e reja që po lindin, janë organizata që bëjnë pagesa me bitcoin, jo me ato të fshehura në bidon.

Ne duhet të kemi një sy te kjo që po bëjmë dhe si do të përballemi me ata nesër”-tha Hoxha.