AKTUALITET, 20 Maj 2024, 20:08

Zgjedhjet në universitete, shumica e kandidatëve janë në garë… pa u sfiduar nga rivalë

Zgjedhjet në universitete, shumica e kandidatëve janë në

Zgjedhjet në universitete nuk pritet të kenë surpriza. Në 14 institucionet publike pjesa më e madhe e drejtuesve rikandidojnë ose nuk kanë kundërshtarë. Kryeqyteti që ka edhe numrin më të lartë të studentëve, ka edhe interesin e shtuar.

Kush do e drejtojë Universitetin e Tiranës dhe njësitë kryesore të tij? Rektori aktual i Universitet të Tiranës Artan Hoxha do rikandidojë sërish i vetëm në garë, pas katër vitesh drejtim në këtë universitet. Teksa edhe nga 6 Fakultete, vetëm në tre prej tyre janë regjistruar nga dy kandidatë.

Nga Fakulteti i Ekonomisë largohet dekani Dhori Kule i cili ka një karrierë të gjatë drejtuese, por ndryshimet ligjore të arsimit të lartë nuk e lejojnë rikandidimin, ndaj parashikohet që vendin e tij ta zërë Bernard Dosti, i cili aktualisht mban detyrën e zv rektorit në UT.

Në Fakultetin e Drejtësisë kërkon një mandat të dytë Dorina Hoxha si dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja Esmeralda Kromidha. Ndërsa në Fakultetin e Histori Filologjikut do të garojnë për karrigen e dekanit Mark Marku dhe Dhimitër Doka. Te shkencat e natyrës dhe shkencat sociale gara është mes burrave dhe grave.

Një ditë para nisjes së fushatës zgjedhore në arsimin e lartë; Universiteti i Tiranës shpërndau 64 tituj profesor dhe profesor i asociuar për disa nga pedagogët e trupës së saj akademike.

Kandidatë për dekan në Fakultetet e Universitetit të Tiranës

-Fakulteti i Ekonomisë, ikën nga drejtimi Dhori Kule, Bernard Dosti kandidat i vetëm.

-Fakulteti i Drejtësisë- Dorina Hoxha, kandidate e vetme (aktualisht e drejton).

-Fakulteti i Gjuhëve të Huaja- Esmeralda Kromidha, kandidate e vetme (aktualisht e drejton).

-Fakulteti i Histori-Filologjisë – largohet Sabri Laçi , në garë Mark Marku dhe Dhimitër Doka.

-Fakulteti i Shkencave të Natyres- largohet Spiro Dushku, në garë Eglantina Kalluçi dhe Endrit Xhina.

-Fakulteti i Shkencave Sociale – ikën nga drejtimi Edmond Rapti, në garë Edvin Lame dhe Eliona Kulluri.