AKTUALITET, 20 Maj 2024, 21:39

“Nuk përcaktohet se kush ka qenë urdhëruesi”, Andi Tela tregon problemet me dosjen “Metamorfoza 3” të SPAK-ut

“Nuk përcaktohet se kush ka qenë urdhëruesi”, Andi

Gazetari Andi Tela, duke komentuar personat e goditur nga operacioni i SPAK-ut, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se dokumentet e publikuara të dosjes së SPAK-ut mbi operacionin “Metamorfoza 3”, kanë mëngësi nga pikëpamja juridike, sepse të gjitha janë ngjarje në tentativë, nuk janë ekzekutuar dhe nuk përcaktohet se kush ka qenë urdhëruesi.

“Kanë marrë bisedat nga SKY dhe kanë mësuar se ish-deputeti Arben Ndoka ka dashur të vrasë Bamët. Edhe Ervis Martinaj ka dashur të vrarë Bamët. Të gjitha janë ngjarje në tentativë se nuk janë ekzekutuar. Nuk përcaktohet se kush ka qenë urdhëruesi.

Në gjithë këtë dosje të madhe ka vetëm një dosje të Fierit dhe atentatit ndaj Prengë Gjinit.

Nga pikëpamja juridike nuk e di se si do të shpallen fajtorë këta persona. Pavarësisht se janë 50 vetë, 4-5 janë kryesorë. Bandat kërkojnë të bëhet një krim, me çmim 100 mijë euro, 600 mijë mijë euro për vëllezërit Bami, apo 1 milion euro.

Duke parë këto dosje shikon raportet e politikës me krimin. Çfarë kanë denoncuar nga 2014 e këtej ti i shikon sot të materializuara”-tha Tela.