TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SPAK lëshoi të premten e kaluar 50 urdhër-arreste për personazhe të njohur të botës së krimit në vend. Operacioni “Metamorfoza 3” çoi në pranga disa prej tyre, ndërsa disa janë në qeli prej vitesh me akuza të tjera.
Gazetarja Glidona Daci tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se u goditën grupet e “Trekëndëshit të Bermundës”, në Lezhë, Fushë-Kuqe, Nikël.
“U goditën grupet e “Trekëndëshit të Bermudës”. Është grupi i ish-deputetit të Lezhës, Arben Ndoka, grupi i Ervis Martinajt në Fushë Kuqe, grupi i Durim Bamit në Nikël, grupi i Emiljano Shullazit që e drejtonte nga burgu 313 para se të vihej nën regjimin bis, grupi i Avdylajt e Shijakut, familja e Fatmir Troplinit që nuk ka qenë e prekur më parë dhe ku janë gjetur ato paletat e mëdha me euro. Janë ngjarje nga viti 2020 dhe në vijim.
I pari që e ka hapur sagën është Arben Ndoka për të kërkuar vrasësin e vëllait Aleksandër Ndoka në 2017 dhe bashkëpunoi me disa grupe kriminale. E nisën me 100 mijë euro dhe përfunduan me 1 milionë euro për vrasjen e Durim dhe Valter Bamit.
Janë arrestuar 20 persona, 5 janë në qeli ndërkohë që 6 u kapën jashtë vendit dhe 9 brenda vendit ku u kapën edhe sendet me vlerë”-tha Daci.