TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shpërthim me lëndë plasëse u dëgjua gjatë natën në një lagje periferike të Elbasanit.
Bëhet e ditur se ngjarja është inskenuar nga A.P, në bashkëpunim me nipin e tij, të dy tashmë të arrestuar, sipas Balkanweb.
Nga shpërthimi ka patur thyerje të xhamave të dritareve të disa apartamenteve.
Raportohet se kryefamiljari A.P ka inskenuar ngjarjen së bashku me nipin e tij për të përfituar azil në një vend të BE-së
Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ndodhej asnjë pjesëtar i familjes, ndërsa u dëmtuan xhamat e disa apartamenteve në pallat.
Në kamerat e sigurisë u fiksua një burrë, i cili ka qarkualluar disa herë gjatë mbrëmjes para hyrjes së apartamentit të katit të parë të pallatit ku ndodhi shpërthimi.
“Rreth orës 00:05, të datës 01.05.2025, në lagjen “Partizani”, në katin e parë të banesës së shtetasit A. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia në informacionin paraprak.