TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi ka mbërritur në qytetin e Vlorës pas dhënies së vendimit të gjykatës për arrestimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” Fredi Beleri.
Ndërkohë mëngjesin e së premtes, ajo shkoi edhe Ministrinë e Jashtme shqiptare, ku kishte kërkuar takim me kreun e këtij institucioni, Olta Xhaçkën.
Por, ishte takuar për disa minuta me një nga drejtorët e Ministrisë së Jashtme, të cilit i kishte shprehur shqetësimin për arrestimin e Belerit.
Sipas policisë, ka prova bindëse se Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi kanë blerë vota për zgjedhjet e 14 majit.
Ata akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.
Ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një shumë monetare prej 40 000 lekësh të rinj.
Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala, shtetasi Pandeli Kokaveshi është filmuar duke dhënë 400 mijë lekë për 8 vota.
Po kështu mësohet se personi që ka marrë paratë nuk është ndaluar sepse ka qenë i autorizuar nga policia dhe prokuroria.
Per Belerin u leshuar nje urdhër-arresti, ndërkohë avokati i tij dha dorëheqjen nga çështja që të dalë dëshmitar në çështje.
Sipas dokumentit zyrtar, Beleri është arrestuar në flagrancë për korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim.