TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident ka ndodhur në Malqi, ku një urban është përplasur me një autobot nafte.
Mësohet se shoferi i autobusit mbeti i bllokuar brenda dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikëses për ta nxjerrë.
“Drejtuesi i autobusit shtetasi me iniciale G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës”, njofton policia.
Ndërsa për drejtuesin e autobotit, shtetasi V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 12.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Vloçisht, Maliq, automjeti kamion tip “Volvo” me drejtues shtetasin V. M., është përplasur me automjetin autobus tip “Benz” me drejtues shtetasin G. M.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i autobusit shtetasi G. M., i cili po transportohet për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës.
Me drejtuesin e automjetit kamion, shtetasin V. M., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.