AKTUALITET, 12 Maj 2023, 14:11

“400 mijë lekë për 8 vota”- Zbardhen detaje si u arrestua Fredi Beleri. Një person i infiltruar mori paratë

“400 mijë lekë për 8 vota”- Zbardhen detaje si u

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar bashkie, Fredi Beleri. Mësohet se hetimi për të ka nisur që në datën 8 maj.

Sipas gazetares Klodiana Lala, shtetasi Pandeli Kokaveshi është filmuar duke dhënë 400 mijë lekë për 8 vota.

Personi që ka marrë paratë ka qenë i infiltruar nga policia dhe prokuroria. Sipas burimeve, në përgjime dhe vëzhgime del edhe vetë Beleri.

Po kështu mësohet se personi që ka marrë paratë nuk është ndaluar sepse ka qenë i autorizuar nga policia dhe prokuroria.

Per Belerin u leshuar nje urdhër-arresti, ndërkohë avokati i tij dha dorëheqjen nga çështja që të dalë dëshmitar në çështje.

Sipas dokumentit zyrtar, Beleri është arrestuar në flagrancë për korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim.

“Arrestimi u krye si autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale të ‘Korrupsioni aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim’, parashikuar nga neni 328 e 25 te K. Penal, që ka ndodhur në rrethanat si më poshtë: Ky shtetas është kapur në flagrancë në Himarë më datë 12.05.2023 ora 00:14 minuta në bashkëpunim me persona të tjerë, duke premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës.

Të arrestuarit në flagrancë iu bë e ditur se në bazë të nenit 255 ka të drejtë të ketë mbrojtje, se nuk ka detyrim të bëjë deklarata dhe në qoftë se do të flasë, çfarë do që ai thotë, mund të përdoret ndaj tij në gjykim”, thuhet në dokumentin e firmosur nga OPGJ.

Sipas shkresës, i arrestuari deklaroi se “Mbrojtja të bëhet nga një avokat i zgjedhur prej tij konkretisht në prani të avokat Romarjo Meminaj, i cili është i pranishëm”.