TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pas takimit që pati me Sali Berishën në një deklaratë për gazetarët tha se arrestimi i Fredi Belerit dhe akuzat për blerje votash janë inskenimi, siç tha ai nga policia e Bledi Çuçit.
Ilir Meta akuzoi kryeministrin Rama se po përdor të gjitha mënyrat për të blerë vota, për shkak se ky i fundit ndjehet i tmerruar.
I pyetur nese arrestimi i Belerit do te demtoje opoziten ne bashkite e tjera, Meta tha se nuk do te kete asnje ndikim.
“Cunami opozitar nuk ndalet, po dokumentohet çdo krim zgjedhor dhe çdokush do të përgjigjet para ligjit. Gjysmën e qeverisë e ka në burg dhe gjysma tjetër janë gati për t’ju bashkuar shokëve sepse ky i përdor. Edi Rama po përpiqet të blejë votat hapur kudo që shkon”, tha Meta.
Ilir Meta: Po përjeton një dramë të madhe, atë të orëve të fundit që po i vjen sundimit monist të tij në pushtetin vendor.
Sa i takon inskenimit të tij përmes policisë së Bledi Çuçit, me të infilturuarit e tij për të provokuar ngjarje të tilla dua t’ju siguroj se fitojë e opozitës në qarkun Vlorë do të jetë ndër më të thellat.
Ky ka një plan ti grabisë pronat qytetarëve. Madje ja ka grabitur edhe komuniteteve fetare.
Kështu që asgjë nuk na habit, për arsye se ka një javë që inskenon një ngjarje të tillë tërësisht kriminale, për arsye se është i tmerruar nga vota e lirë. I bëj thirrje strukturave tona në Himarë dhe në qarkun e Vlorës të dyfishojnë përpjekjen e tyre, të rrisin pjesëmarrjen, të mbrojnë pronat e tyre, sepse ai e do bashkinë e Himarës dhe të Sarandës, ku ka çuar një kandidat që s’ka lidhje me Sarandën i do vetëm për të lubrifikuar më tej gjithë atë pastrim parash që ka marrë përsipër për të bërë përsipër.
Pyetje: Do të dëmtojë rasti Beleri opozitën në bashkië të tjera?
Ilir Meta: Zero dëmtim, do dëmtoje Ramën që është një provokator i njohur i tensioneve në prag të zgjedhjeve, ishte ai provokator për ngjarjen e Kavajës më 25 prill, ishte ai provokator i ngjarjes në Elbasan dhe gjithë qytetarët e kanë kuptuar se për të shpëtuar nga një i marrë ka vetëm një ilaç dhe rrugë, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje.
Pyetje: Një javë më parë u arrestua një person që tentonte të blinte vota për koalicioni “Bashkë Fitojmë”, pse nuk keni bërë denoncime?
Ilir Meta: Këto janë inskenime të policisë së Bledi Cucit, që ju e dini çfarë varësia të tmerrshme ka nga Rama. Së dyti ju e dini që Rama po përpiqet të blejë votat kudo ku shkon.
Së treti, ju e shikoni që edhe tani hidhet asfalt elektoral, pa asnjë tabele dhe pa asnjë transparencë. Të gjithë e dimë kush përpiqet të blejë votat.