TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot kërkesën ankimore të Partisë së Lirisë për caktimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votave. Kolegji ka lënë në fuqi vendimin e KQZ-së që anëtari i katërt i numërimit të votave të Partisë së Lirisë do të ndahet me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Partia e Lirisë kishte ankimuar vendimin e KQZ dhe të KAS, në Kolegj Zgjedhor, por ata lanë në fuqi të njëjtin vendim.
Me vendimin e KAS koalicioni Meta-Berisha mbesin pa numërues në gjysmën e KZAZ-ve të vendit. Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek të gjitha KZAZ-të e vendit.