TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, renditi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV disa prej dallimeve me partitë e tjera të reja që do të garojnë për zgjedhjet e 11 majit, duke nisur nga ndershmëria, guximi për t’iu kundërvënë oligarkëve deri te programi elektoral.
“Ndershmëria e pa cen, guximi për t’iu kundërvënë klasës politike, oligakisë ekonomike, serioziteti dhe idetë. Fakti që kemi program. Fakti që programi ynë mund të jetë i diskutueshëm, por investojmë shumë energji në ide të mëdha dhe transformuese. Partitë e tjera, lindin, ekzistojnë dhe vdesin brenda përbrenda kryetarit të tyre. Lëvizja Bashkë nuk do ta mbyllë qepenin, ne do të vijojmë përpara edhe në katastrofën më të madhe. Nuk është rastësi që unë jam i dyti në Tiranë.
Ne besojmë te idetë, parimet dhe jo te fati i një njeriu, kryetarit. Të gjitha partitë e tjera janë investime personale dhe lidhen me fatin e personit që i sundon si të ishte biznes.
Ka parti që u kanë vënë koalicionit emrin e kryetarit. Lapaj e ka vënë. Këta që thonë se kemi lista të hapura dhe të barabarta”- deklaroi Qori.