TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj, ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, për të folur për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 11 majit. Ajo u pyet nga gazetari Andi Tela për lënien jashtë listës së mbyllur të PS-së, Felaj tha se nuk është e dorëzuar dhe se është në garë për të hyrë në parlament.
Pjesë nga biseda në TPZ
Felaj: Shqipëria bëhet pjesë e BE-së në vitin 2027 dhe është kjo falë edhe një rruge…
Rakipi: Se edhe në NATO kështu jemi futur, u desh një moment.
Felaj: Me vështirësi, por është ecur në rrugën e duhur.
Tela: Lajmin për Kos e kishin futur të gjithë, siç kishin edhe deklaratën e BE-së për këtë që po thotë Rama se nuk ka lidhje fitorja e PS-së me integrimin e Shqipërisë. Është një gjë që do të ndodhë kur të vijë koha, kur të përmbushen detyrimet.
Falaj: Kjo është një deklaratë politike, por qëndrimi i zonjës Kos, veçse politik është edhe teknik.
Tela: Ajo që doja të thoja më parë, që kur nisi të flasë zonja Felaj, duket se ajo është e dorëzuar, pra ka hyrë në garë në listën e hapur, por nuk ka asnjë lloj pretendimi, për të hyrë në garë, për të kërkuar vota.
Felaj: Unë jam në garë, sepse nëse nuk është lista e hapur në garë, nuk ka garë tjetër. Ju siguroj se në listën e mbyllur nuk ka garë.
Tela: Fjalitë që përdorët nuk treguan që jeni e kënaqur, që do të vazhdoj të jem në parlament. Thatë që keni 4 mandate, hyra atje si brez i ri në 2009 dhe duhet një brez i ri tani që i duhet PS-së, pra dukeni e tërhequr nga gara.
Felaj: Nuk kam pse të vendos epitete që jam e kënaqur dhe e lumtur. Jam në listën e hapur, si mënyrë për të reformuar PS-në për të mos e lënë peng të një brezi, jo vetëm PS-në, por çdo parti. Më pëlqen apo jo, kjo gjë është kështu dhe nuk është surprizë për mua, ashtu edhe për kolegë të tjerë.