AKTUALITET, 27 Mars 2025, 18:47

Aksident në Kombinat, "Benzi" fluturon mbi trotuar merr para katër makina dhe një motor

Aksident në Kombinat, "Benzi" fluturon mbi trotuar merr para

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në rrugën “Sabaudin Gabrani” në zonën e Kombinatit në kryeqytet.

Një makinë tip "Benz" teksa ka qënë duke udhëtuar në këtë zonë ka devijuar nga rruga dhe ka përplasur 4 makina të tjera që ndodheshin në rrugë si edhe një motor.

Siç mund të shihet edhe në videon e publikuar në rrjetet sociale, “Benzi” fluturon mbi trotuar ndërsa kalimtarët e rastit që kanë qënë dëshmitarë të aksidentit janë tronditur. Ndërkohë, lidhur me rastin nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga policia.