AKTUALITET, 27 Mars 2025, 16:38

Autori i vrasjes së Martin Canit shkon për gjykim, flet 14-vjeçari që mbeti i plagosur: Jam i gatshëm të dëshmoj në gjyq

Autori i vrasjes së Martin Canit shkon për gjykim, flet

Gjykata e Tiranës ka vendosur të kalojë sot për gjykim autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, Mario Përlleshaj.

Pas përfundimit të seancës, djali tjetër i cili mbeti i plagosur me thikë në tragjedinë e 18 nëntorit të vitit të kaluar, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Luis Meçe foli për mediat.

Ai u shpreh se përjetimi i seancës gjyqësore ishte i vështirë, por është i gatshëm të dëshmojë në gjyq nëse do t’i kërkohet.

“Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha ai.