TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria do të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian në vitin vitin 2027. Në një intervistë për televizionin Slloven, komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, u shpreh me nota pozitive për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian.
“Dy shtete nga Ballkani Perëndimor janë në pararojë të procesit të anëtarësimit në BE. Mali i Zi renditet në krye, vend me të cilin negociatat mund të përfundojnë deri në fund të vitit 2026. Shqipëria është në vendin e dytë dhe besoj se mund të kalojë vijën e finishit për t’i mbyllur negociatat në fund të vitit 2027.
Vendimi përfundimtar do të merret nga shtetet anëtare të BE-së. Jam e vetëdijshme për rëndësinë e jashtëzakonshme të komunikimit, sepse nuk mund ta imagjinoj që pasi të kenë përfunduar të gjitha negociatat, shteti anëtar do të thoshte ‘jo, ne nuk e duam atë vend në Bashkimin Europian’. Prandaj jam optimiste për të dyja shtetet pararojë, Shqipërinë dhe Malin e Zi,” u shpreh znj. Kos.
Edhe më herët, komisionerja për Zgjerimin deklaroi nga Tirana se Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në procesin e integrimit dhe se vendi e meriton të jetë në BE.