AKTUALITET, 15 Dhjetor 2023, 17:33

Detajet/ Arben Lleshi dyshohet se ishte shënjestra e atentatit, Sokol Mjacaj e thirri nga qelia dhe e qëlloi me tre plumba

Detajet/ Arben Lleshi dyshohet se ishte shënjestra e atentatit, Sokol

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e ndodhur këtë të premte në burgun e Peqinit, ku Sokol Mjacaj qëlloi me armë zjarri ndaj dy të dënuarve të tjerë Indrit Shaqja dhe Arben Lleshi.

Mjacaj pasi është kthyer nga zona e ajrimit, është afruar në qelinë ku ndodhej Arben Lleshi bashkë me Indrit Shaqjan.

Autori i dyshuar mendohet se ka thirrur në emër Lleshin, dhe pasi ky i fundit është ngritur në këmbë dhe është afruar në dritaren e derës së qelisë, ai e ka qëlluar me tre plumba.

Nga plumbat mbeti i plagosur edhe Indrit Shaqja. Ka dyshime se Mjacaj është urdhëruar për vrasjen e Lleshit, për arsye hakmarrjeje.

Mbetet ende e paqartë se si është futur arma brenda këtij burgu të sigurisë së lartë. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm nga Prokuroria e Elbasanit dhe po punojnë për të zbardhur ngjarjen.