TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar sot në burgun e Peqinit, ku i burgosuri përjetë Sokol Mjaçaj pas një konflikti me armë ka vrarë një të dënuar dhe ka plagosur një tjetër. Siç shihet nga pamjet e publikuara nga LSA, forca të shumta policie kanë zbarkuar në burgun e sigurisë së lartë,
Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe forcat Renea kanë mbërritur në burgun e Peqinit mesditën e së premtes.
Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe prokurori i Elbasanit, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit Muhamet Rrumbullaku. Situata është vënë nën kontroll ndërsa autori Sokol Mjacaj po flet për hetuesit e çështjes.
Si nisi sherri?
I dënuari Sokol Mjacaj është konfliktuar me dy të dënuarit e tjerë Indrit Shaqjen dhe Arben Lleshin dhe ka tentuar t’i vrasë. Për pasojë ka mbetur i vrarë Arben Lleshi dh është plagosur Shaqja. Sakaq, dyshohet se arma e zjarrit është futur me dron në ambientet e burgut.