AKTUALITET, 15 Dhjetor 2023, 15:29

Si nisi sherri me 1 viktimë në burgun e Peqinit, Mjacaj tentoi të vrasë 2 të dënuar. Arma dyshohet se u fut me dron

Si nisi sherri me 1 viktimë në burgun e Peqinit, Mjacaj tentoi të

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi në burgun e Peqinit. Mësohet se i dënuar Sokol Mjacaj është konfliktuar me dy të dënuarit e tjerë Indrit Shaqjen adhe Arben Lleshin dhe ka tentuar t’i vrasë.

Ndërsa raportohet se nuk ka pasur tentativë për të sulmuar gardianët, pasi gjithçka ka ndodhur mes të dënuarve.

Për pasojë i dënuar Arben Lleshi ka humbur jetën. Sakaq dyshohet se arma e zjarrit me të cilin edhe është vrarë Arben Lleshi është futur me dron. Policia po heton, ndërsa RENEA ka zbarkuar në burgun e sigurisë së lartë.