AKTUALITET, 15 Dhjetor 2023, 15:52

Dyshohet se vrau të dënuarin në burgun e Peqinit, vetëdorëzohet Sokol Mjacaj

Dyshohet se vrau të dënuarin në burgun e Peqinit,

Vetëdorëzohet Sokol Mjacaj, i cili terrorizoi sot dhe ngriti në këmbë autoritetet në burgun e Peqinit. 

Mësohet se autori i dyshuar për vrasjen e Arben Lleshit dhe plagosjen e Indrit Shaqes, ka pranuar të flasë me hetuesit.

Raportohet se autori i vrasjes së dy turistëve çekë, i dënuar me burg përjetë, është duke u marrë në pyetje.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes, ndërsa arma dyshohet se është futur me dron.